E diel, 4 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ministri i Financave prezanton Drejtori i ri të Përgjithshëm të Doganave

Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili merr detyrën duke zëvendësuar Gent Gazheli.

Gjatë prezantimit, u vlerësua kontributi i Gazheli në drejtimin e administratës doganore, si dhe u theksua rëndësia e vazhdimësisë institucionale dhe forcimit të mëtejshëm të rolit të Doganave në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Reklamë

Drejtori i ri,  Beja, theksoi se prioritetet kryesore të punës së tij do të jenë rritja e angazhimit dhe përgjegjshmërisë së të gjitha strukturave doganore, forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimi i mëtejshëm i proceseve integruese, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përfshirjes dhe zgjerimit të sistemeve inteligjente dhe teknologjive moderne, me qëllim rritjen e eficiencës, transparencës dhe kontrollit në proceset doganore, si dhe rritjes së të ardhurave buxhetore përmes luftës ndaj informalitetit dhe evazionit.

Po ashtu, u nënvizua angazhimi për forcimin e sigurisë në pikat doganore, garantimi i kontrollit efektiv të kufijve dhe mbrojtja e interesit publik, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe të besueshëm për qytetarët dhe biznesin.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar të vijojë reformat strukturore dhe modernizimin e shërbimeve, në funksion të integrimit evropian dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë