Subscribe

Për të mbështetur blegtorinë do të ketë një paketë të dedikuar për subvencionimin e këtij sektori të ekonomisë vitin e ardhshëm. Këtë premtim e ka bere ministri i bujqësisë Bledi Çuçi gjatë një vizite në disa stane në zonën e Shëngjergjit. Sipas tij Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon, prandaj fokusi duhet të mbetet më shumë tek zgjerimi i tufave për mish.

 

Bledi Çuçi: “Nëse me qumështin mund të vazhdojmë subvencionimin për t’u ardhur juve në ndihmë për mbijetesë në këtë rast, për pjesën e mishit është një mundësi shumë e mirë që krijon vlerë. Blegtoria duhet të jetë një sektor po aq e zhvilluar sa bujqësia. Kemi një moment të mirë në bujqësi falë edhe strategjisë e vizonit që kishim ne duke forcuar pikat e grumbullimit, duke subvencionuar serrat. Këtë gjë do të bëjmë edhe me blegtorinë, por duke u fokusuar më shumë tek zgjerimi i tufave. Ne do të mbështesim rritjen e tufës për mbarështim për mish”

 

Për herë të parë disa stane të kësaj zone malore janë ‘elektrifikuar’ me panele fotovoltaike dhe kanë ndriçim për të përmbushur. Ky model pritet të përhapet edhe në stane të tjera të vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *