E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ministri Hoxhaj vizitë në Norvegji me qëllim thellimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë.

 

Në kuadër të kësaj vizite, fillimisht është pritur nga anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlamentin norvegjez, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, drejtuesit e fondit norvegjez “Norfund” dhe më pas ka mbajtur një prezantim në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare.

 

Reklamë

Thellimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik kanë qenë disa nga çështjet kryesore që janë diskutuar në margjina të këtyre takimeve.

 

“Në takimet që kishim me anëtarë të Parlamentit të këtij vendi dhe me përfaqësues të tjerë të qeverisë norvegjeze biseduam për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin politik, veçanërisht mbështetjen në sektorin e sigurisë dhe të ardhmen e Kosovës në NATO dhe po ashtu kemi biseduar për mbështetjen norvegjeze për ta anëtarësuar Kosovën në organizata ndërkombëtare, meqë anëtarësimet e tilla do të mbesin prioritet i lartë shtetëror për Kosovën. Ndërsa, vëmendje të veçantë do të ketë në të ardhmen edhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve tona, veçanërisht në sektorin e minierave dhe mineraleve”, tha ministri Hoxhaj, cituar në deklaratën nga Oslo dërguar nga MPJ kosovare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë