E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Politikë

Samiti i NATO-s në Uashington/ Ministri Hasani: Në takim u fokusuam në rolin kritik të grave, kërcënimet terroriste dhe ndikimin e teknologjisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është pjesëmarrës në Samitin e NATO-s të mbajtur në Uashington.

Ministri Igli Hasani në fjalën e tij ka thënë se vendi ynë po përkushtohet gjithmonë dhe më shumë në rrjtjen e përgjegjësisë në axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë.

Ndër të tjera ai tha se në takimin e zhvilluar janë përkushtuar në rolin kritik të grave, trajtimin e çështjeve mjedisore si dhe gjithashtu në ndikimin e teknologjive të reja.

“Shqipëria mbetet plotësisht e përkushtuar për rritjen e përgjegjshmërisë në axhendën e Grave, Paqes dhe Sigurisë. Në takim pune për Gratë, Paqen dhe Sigurinë përpara samitit të NATO-s  ne u fokusuam në rolin kritik të grave në adresimin e sfidave të reja të sigurisë, luftimin e kërcënimeve terroriste, trajtimin e çështjeve mjedisore si ndryshimi i klimës dhe lundrimin e ndikimit të teknologjive të reja”, shkruan ministri Hasani në platformën e tij në “X”./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë