Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
11 August 2026
Vizion fokus

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të...

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, merr flakë...

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe Omani në...

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi me qera...

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i Autoriteteve Lokale...

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët dhe “flotën...

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve, MMR synohet...

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat që bien...

Ministri Hasani pret homologen finlandeze, Valtonen: Vlerësim për angazhimin në OSBE

4 Shtator 11:33

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një takim dypalësh në MEPJ, Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Ministri Hasani u shpreh se Shqipëria ka përparuar në zbatimin e axhendës së reformave për integrimin në BE, teksa theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të integrimit për vendet e rajonit.

“Rikonfirmuam edhe një herë angazhimin për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët, me theks të veçantë forimin e lidhjeve ekonomike. Vlerësuam se ka ende punë thelbësore për të bërë në fusha si tregtia apo investimet dhe përfitoj nga ky rast për të ftuar kompanitë Finlandeze të investojnë në Shqipëri. Ekspertiza dhe përvoja e tyre do të ishin shumë të vlefshme për tregun shqiptar dhe homologët e tyre.

Një event i rëndësishëm që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti “Slush’D”, është një shembull sesi mund të promovohet biznesi midis dy vendeve dhe shpresojmë që kompanitë tona të marrin pjesë në “Slush në Helsinki në të ardhmen”, u shpreh ministri Hasani.

Ministrja Elina Valtonen theksoi se Finlanda do vijojë mbështetjen e saj ndaj rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE, teksa nënvizoi rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në OSBE, kryesimin e së cilës Finlanda e merr vitin tjetër.

“OSBE-ja ka një rol të rëndësishëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke ndihmuar vendet në forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit.  Dhe nga këto reforma, natyrisht, do të përfitojnë njerëzit e Ballkanit Perëndimor dhe do të shërbejnë edhe si përmbushje e kushteve për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
 
Dhe mirëpres  bashkëpunimin me Shqipërinë, pasi Finlanda do të marrë kryesimin e Organizatës vitin e ardhshëm dhe dua të falënderoj gjithashtu Shqipërinë, si dhe Ministrin Hassani personalisht për angazhimin e tij dhe punën e tij gjithëpërfshirëse për dhe në Organizatën e deritanishme.  Faleminderit shumë që më pritët mua dhe ekipin tim, dhe mirëpres bashkëpunim akoma dhe më intensiv në të ardhmen”, tha ajo.

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Finlandës janë vendosur më 27 gusht 1956. Të dy vendet kanë marrëdhënie shumë të mira dypalëshe dhe një dialog politik që po intensifikohet.vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
BE BP Hasani MEJP

Nga e njëjta kategori

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i Hungarisë

më shumë...

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha: Kërcënim ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të Kosovës

më shumë...

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri duhet të mbartë ujin, jo pakënaqësi gjeopolitike!

më shumë...

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë, merr flakë kabina e ujësjellësit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:04

Andras Baka zgjidhet presidenti i ri i...

5:03

Deklarata e Vuçiç për lumin Ibër, Berisha:...

4:50

Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Ibri...

4:42

Zjarr pranë Ujit të ftohtë në Vlorë,...

4:38

E mërkura e “Ferrit”, nesër pritet të...

4:32

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 8 vatra...

4:23

Katari për rihapjen e Hormuzit: Irani dhe...

4:01

Çfarë mban një infermier gjithmonë në shtëpi

3:58

Jetonte i vetëm, gjendet i pajetë në...

3:54

Trendi i ri i bandave, marrin shtëpi...

3:48

“Konsultim me banorët për bashkitë”, Kongresi i...

3:32

Sanksionet e reja amerikane synojnë bankat, oligarkët...

3:22

Sarandë/ Banesa e kthyer në lavanderi merr...

2:51

Trump ndryshon rekomandimet për vaksinat e fëmijëve,...

2:50

Mungesa e rrugës izolon banorët, fshati Lavdar...

2:42

Interes për të kaluarën komuniste, fluks vizitorësh...

2:42

Brukseli reagon për “Ibrin”: Të shmangen deklaratat...

2:26

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar Lurë-Mali...

2:10

“Porsche” përplaset me “Benz” në aksin rrugor...

2:07

Hapet cikël i ri, 3 shenjat e...

Më të klikuarat

  • Nëna 22-vjeçare vret dy fëmijët e saj, pak para krimit i dër...
  • Gjeti ish-burrin me një tjetër në apartament, sherri mes gra...
  • 5 kate pa leje në Qeparo, Hita pezullon gjithë zinxhirin dre...
  • Dorëhiqet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Zja...
  • Gjermania i jep Izraelit “Drakon”, nëndetësen e fuqishme që...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.