Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në fjalën e tij në konferencën e ambasadorëve shqiptarë nëpër botë me titull tha se ditët e ardhshme do shkojë në Kuvend pr.ligji i ri për transformimin e rrjetit diplomatik.
Sipas ministrit, ky do të jetë hapi i parë i një pakete reformash me qëllim përafrimin e shërbimit të jashtëm me realitetin e kohës.
“Rritja e rolit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare është shoqëruar me zgjerimin e rrjetit diplomatik. Gjatë një viti janë hapur 7 përfaqësi të reja duke ecur numrin në 60. Po punojmë që konsullatat dhe ambasadat tona të shndërrohen në qendra shërbimi për qytetarët dhe bizneset. Po modernizojmë shërbimet konsullore, më të shpejta dhe të aksesueshme dhe po kthejmë diplomacinë ekonomike në instrument konkret për investim dhe teknologji të reja. Ky transformim do përshpejtohet me ligjin e ri që do i paraqitet parlamentit ditët e ardhshme”, deklaroi Hasani.
Në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ministri deklaroi se javën e ardhshme do të hapet një tjetër grupkapitull i rëndësishëm dhe brenda pak javësh do të hapet dhe grupkapitulli i fundit me qëllim çeljen e negociatave brenda vitit 2027.
“Shqipëria ka zgjedhur qartë rrugën e saj, ne qëndrojmë krahë aleatëve euroatlantikë si anëtar të NATO dhe vend që ecën krah për krah me BE dhe SHBA. Ne mbrojmë paqen, ligjin dhe lirinë. Ky është mision historik që garanton sigurinë dhe mirëqenien e kombit shqiptar. Integrimi është busulla jonë strategjike. Kemi hapur 4 grupkapituj dhe brenda pak javësh do hapin dhe 2 të fundit, tjetrin javën e ardhshme. Shqipëria është kontribuuese e sigurisë kolektive me pjesëmarrje në misione ndërkombëtare dhe me angazhimin për të organizuar samitin e NATO në 2027, kemi treguar se jemi partnerë të besueshëm dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi”, tha ministri Hasani.
/vizionplus.tv





