Ministri gjerman: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, BE të mbajë premtimet

Ministri gjerman për Europën, Michale Roth e quajti konstruktiv dhe frymëzues takimin që realizoi sot me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai përsëriti se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrimet e saj sa i përket mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.
“Takim konstruktiv dhe frymëzues me Kryeministrin Edi Rama për anëtarësimin në # BE. #Shqipëria i plotësoi kushtet e BE-së për të mbajtur Konferencën e Parë Ndërqeveriatre, tani BE duhet të mbajë premtimet e saj.”
Mirëpo, ai nënvizoi se vendi ynë duhet të vazhdojë reformat, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë i takon BE të mbajë premtimin e bërë, pavarësisht problemeve të lindura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.




