Ministrat Xhaçka, Xhafaj e Peleshi në terren për situatën, ndjekin operacionet
Ministrat vijojnë të ndjekin operacionet e përballimit të situatës së vështirë në zonat më të nxehta, të krijuara nga reshjet e mëdha të shiut gjatë ditëve të fundit.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka qenë në Darëzezë, nga ku tha se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri për të kapërcyer çdo të papritur.
Nga inspektimi pranë zonës kritike tek Ura e Mifolit, në Fier, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se situata është nën kontroll.
Për shkak të përmbytjeve, vështirësi në lëvizje është krijuar në Pustec, Qarku Korçë për shkak të dëmtimit të një ure.
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi tha se po punohet për kapërcimin e situatës së vështirë.
Në përballimin e situatës së vështirë krijuar nga moti i keq, janë angazhuar forca të shumta të ushtrisë, Policisë si dhe punonjës të drejtorive të ndryshme rajonale në të gjithë vendit.




