Ministrat Igli Hasani dhe Ervin Hoxha takohen me Celibashin, diskutohet për votën e diasporës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është takuar me kreun e KQZ dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha.
Në fokus të takimit ka qenë diskutimi për koordinimin e angazhimeve respektive për realizimin e votimit nga jashtë.
Ministria e Jashtme tashmë ka nisur praktikën e zhvendosjes së shërbimeve konsullore më pranë shtetasve shqiptarë aty ku janë dhe lehtësimit të marrjes së këtyre shërbimeve.
“Me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani dhe Ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha diskutuam sot në KQZ Shqiperi për koordinimin e angazhimeve respektive për realizimin e votimit nga jashtë.
Ministria e Brendshme ka nisur dhe do të përmirësojë mekanizma që ndihmojnë votuesit nga jashtë për rinovimin e dokumenteve të identifikimit. Më së pari tani votuesit nga jashtë nuk kanë detyrimin për të aplikuar për të dy kategoritë e dokumenteve të identifikimit. Në kuader të këtij procesi janë ulur kostot e këtij shërbimi.
Nga ana tjetër MEPJ ka nisur praktikën e zhvendosjes së shërbimeve konsullore më pranë shtetasve shqiptarë aty ku janë dhe lehtësimit të marrjes së këtyre shërbimeve.
Diskutuam mbi masat që këto dy institucione do të duhet të marrin për të mbështetur veprimin e KQZ në kuadër të realizimit të votimit nga jashtë”, bëri me dije Celibashi.
/vizionplus.tv




