E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Ministrat e Jashtëm të katër vendeve paralajmërojnë Izraelin

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të Egjiptit, Gjermanisë, Francës dhe Jordanisë kritikuan aneksimin e planifikuar nga Izraeli të zonave në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Francës, Egjiptit dhe Jordanisë shpallën se nuk do ta njohin aneksimin e planifikuar nga Izraeli të zonave të Bregut Perëndimor.

Në një deklaratë të përbashkët pas një lidhjeje me video ata paralajmëruan se masa do të rrezikojë “themelet e procesit të paqes” dhe se “do të ketë pasoja serioze për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”. Përmenden edhe pasoja të mundshme për marrëdhëniet me Izraelin.

Sipas ministrave, aneksimi i territoreve palestineze të pushtuara në vitin 1967 do të shkelte të drejtën ndërkombëtare. “Ne nuk do të njohim asnjë ndryshim të kufijve të vitit 1967, për të cilat nuk kanë rënë dakord të dyja palët në konflikt.”

Mbështetje për zgjidhjen me dy shtete

Ministrat gjithashtu deklaruan mbështetjen për një zgjidhje të negociuar me dy shtete, të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në rezolutat përkatëse të OKB-së. Ata ofruan mbështetje për hapjen e një rruge për negociata.

Qeveria izraelite përdor si bazë për aneksimin një plan amerikan. Ai parashikon që Izraeli mund të gëlltisë rreth 30 përqind të Bregut Perëndimor, të cilin e ka pushtuar në vitin 1967 gjatë në Luftën Gjashtëditore. 70 përqind e territorit të mbetur mund të bëhen pjesë e një shteti palestinez, por në kushte të rrepta. Palestinezët e kundërshtojnë planin me vendosmëri. Edhe në plan ndërkombëtar plani është shumë i konstestueshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë