Subscribe

Akademia e Shkencave e Kosovës ka kritikuar ashpër iniciativen për krijimin e hapësirës në Ballkanin Perëndimor të quajtur ndryshe Mini Shengen. Ndonëse deri më tani janë zhvilluar tre takime liderësh rajonalë, ky reagim vjen pas samitit të Tiranës.

 

AKADEMIA E SHKENCAVE E KOSOVES

Nisma e propozuar nga Serbia ka prapavijë të qartë destabilizuese dhe synon rrënimin e perspektivës evropiane të rajonit të Ballkanit, duke krijuar alternativa minuese dhe defaktorizim të potencialit politik shqiptar në këtë proces.

 

Madje akademia e shkencave e quan nismën, një hakmarrje të pakuptimtë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

 

Duke e ditur se Kosova nuk mund të përfshihet në asnjë proces dhe në asnjë marrëveshje ku ajo nuk është e barabartë dhe ku asaj nuk i njihet shtetësia dhe sovraniteti, fyerja dhe lëndimi që iu bë asaj në takimin e fundit në Tiranë, përfshirë edhe tiradat përçmuese të kryeministrit të Shqipërisë, kap përmasat e një hakmarrjeje të paarsyeshme dhe me konotacion të frikshëm për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

 

Sipas këtij institucioni me të ashtuquajturin “Mini-Shengen Ballkanik” prodhohet vetëm çrregullimin serioz i marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri dhe lëndim i ndjeshmërisë i njerëzve në të dyja vendet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *