E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Mini-Shengeni/ Rama i përgjgijet Isa Mustafës: Deklaratat jo fort elegante

Kryeministri Edi Rama është shprehur i befasuar nga deklaratat e bëra nga lideri I LDK, Isa Mustafa në lidhje me “Mini-Shengenin Ballkanik”.

 

Në deklaratën për shtyp të mbajtur pas samitit, Rama e cilësoi gjuhën e Mustafës si jo fort elegante.

 

“Kam respekt për Isa Mustafën. Kemi punuar bashkë. Ruaj kujtim të mirë me të dhe jam i befasuar nga deklarata e tij. Por siç ka ai opionin e tij të ndryshëm nga unë, kam unë opinion të ndryshëm ndaj tij. Të flasësh për një proces që rikrijon Jugosllavinë. të ma thuash mua që as kam punuar në administratën e Jugosllavisë dhe as kam lidhje me Jugosllavinë, veç kujtimit të keq të keqtrajtimit të shqiptarëve, më duket e tepërt dhe jo fort elegante.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë