E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Minga: Nga e premtja do të shohim show politik

Ditën e premte më 11 prill nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në studion e Quo Vadis të moederatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, gazetari Denis Minga tha se duke nisur nga nesër do të shihen spektakle politike.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Mendon se do të jetë një fushatë ndryshe?

Reklamë

Minga: Jam dakord me Mentorin kur thotë se fushata ka muaj që ka nisur. Nesër do të shoim shoën e Berishës, të shtunën shown e Ramës, është njëlloj shoë, dhe shqiptarët duket se i kanë qef showt. Nga kjo pikëpamje sfida do të jetë kush e bën shoën më të bukur.

Borakaj: Ka ndonjë lloj peshë?

Minga: Po dhe mund të ketë. Në vitin 2005-, mitingu përmbyllës i Nanos ishte shumë i bukur, ishte fantastik, ndërkohë në sheshin Skënderbej ishte entuziazmi i lartë i Berishës. Përtej kësaj ajo që dua të them ëhstë se është e vërtetë që shqetësimi që shprehu Rama për partinë e vet ku ju kërkoi kandidatëve që ata që janë në listë të mbylllur të mos orientojnë votën, ndërsa në listë të hapur secili luftë për emrin e vet.

Borakaj: Nëse funksionon.

Minga: Mënyra se si e dha urdhrin besoj do të funksionojë. Rama tentoi ta ndalojë këtë lojë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë