E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Minatori humbi jetën/ Arrestohet 61-vjeçari

Minatore, duke vizituar shoket e tyre greviste, ne diten e peste se greves se urise, ne nje prej galerive te minieres se Bulqizes 1400 metra nen toke. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre ekonomike dhe permiresimin e kushteve te sigurise ne miniere.

Një ditë pas vdekjes së një minatori në Bulqizë, policia vuri në pranga një 61-vjeçari.

 

Ky i fundit, me detyrë armator në një subjekt minerar, u arrestua sepse akuzohet se nuk ka kryer vazhdimisht kontroll të gjendjes teknike të galerisë.

 

Për të njëjtën ngjarje u procedua penalisht edhe një 50-vjeçar.

 

Policia thotë se minatori 49-vjeçar humbi jetën në një nga nënkatet e subjektit minerar sepse u shemb një pjesë armature.

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh