Subscribe

 

Minatorëve u soset durimi. Ata kishin lëne 21 marsin si ditën e fundit për trë marrë një përgjigje nga kryeministri Rama për statusin e tyre. Kur kjo përgjigje nuk erdhi ata u mblodhën per te protestuar përpara selisë së qeverisë.

 

Gjate gjithë kohës minatorët kërkuan takim me Ramën, ose me zyrtarë të tjerë që të dëgjonin pretendimet lidhur me statusin. Kur kjo nuk ndodhi ata tentuan të hynin me forcë, duke u përplasur edhe me policinë.

 

Minatorët thonë se janë lodhur nga premtimet qe kane marre prej 28 vitesh nga politika.

 

 

Disa prej minatorëve bllokuan edhe rrugën përpara kryeministrisë, duke paralizuar qarkullimin në bulevard.

 

Pas kësaj situate një zyrtare e portalit të bashkëqeverisjes ftoi në takim brenda kryeministrisë dy prej drejtuesve të protestës

 

Pas takimit rreth 15 minuta, kryetari i sindikatës se minatorëve Fiqiri Xibri, tha se zgjidhja e çështjes së statusit do të diskutohet me Ramën.

 

 

Para disa kohesh, deputeti socialist Përparim Spahiu depozitoi ne Komisionin Parlamentar nje projektligj per statusin e minatorit, i cili u hodh poshtë nga mazhoranca.

Por vetë PS kur ishte në opozitë kishte premtuar hartimin e statusit të minatorit. Të njëjtin premtim shumica e përsëriti edhe në nisje të këtij viti, por deri më sot nuk ka një draft të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *