Minatorët e minierës më të madhe në Bulqizë, e cila administrohet nga kompania turke Yildyrim Hollding protestuan këtë të premte, duke kërkuar rritjen e pagës me 10% siç ju ishte premtuar muaj më parë nga drejtuesit e kompanisë.
Pas bojkotit të zhvilluar muaj më parë, kompania jua rriti pagën me 5% duke ju premtuan se 10% tjetër do ta rriste në muajin Maj.
Por kjo sipas minatorëve nuk ka ndodhur, ndaj i janë rikthyer protestave. Minatorët e argumentojnë kërkesën e tyre me vështirësitë në punë dhe rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, por jo vetëm.
Minatorët deklarojnë se nuk do ta ndalin protestën deri në plotësimin e kërkesës për rritjen e pagës me 10%.
/vizionplus.tv





