Subscribe

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tregoi me detaje të gjitha procedurat që duhet të ndjekin fermerët për të përfituar naftën pa akcizë. Nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ajo sqaroi se të gjithë mund të aplikojnë dhe se këtë process mund ta bëjnë përmes portalit E-Albania. Milva Ekonomi renditi edhe të gjitha dokumentet që u duhen fermerëve për aplikim.

 

Pjesë nga intervista në studio:

 

-Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar te E-Albania?

 

Dokumentacionet përveç ID personale që merret në system, përveç NIPT, që është detyrim, duhet të tregosh disa dokumente të tjera. Gjëja e parë është dokumentacioni mbi pronën dhe ky document ka disa forma sesi aplikohet, psh tregon dokumentin që ke marrë nga kadastra, që je pronar i kësaj sipërfaqeje bashkë me kartelën përkatëse. Nqs ti nuk e ke këtë dokument në përgjithësi ky dokument, edhe ne të dyja kur duam të marrim dokumentin e pronësisë së shtëpisë, na jepet certifikata e pronësisë bashkë me vendndodhjen, bashkë me hartën dhe katalogun ku është shtëpia. Dhe për pasurinë që është toka, po e njëjta gjë bëhet. Aplikon në e-albania te shërbimet e Agjencisë Kombëtare të Kadastrave dhe e merr pa pagesë këtë informacion. Certifikata e pronësisë bashkë me kartelën e ke në dorë në shtëpinë tënde ose e merr nga shërbimi pa lek. E dyta gjë është AMTP-ja, pjesa më e madhe e fermerëve ka një AMTP që mund ta kenë në emrin e tyre ose të vëllai. Në rastin kur prona nuk është në emrin e tyre, por në emrin e një anëtari të familjes…

 

-Pra, kur toka është në përdorim?

 

Po, AMTP-ja është toka në përdorim. Pra, kur e ke nën emrin e dikujt që  është anëtar i famijes tënde, mjafton një marrëveshje që ti e ke marrë këtë tokë nga vëllai sepse është pjesë e familjes, dhe kjo nuk ka nevojë për noterizim, por quhet menjëherë e upload-uar në system. Ka kontrata qiraje, të cilat janë bërë përpara noterit dhe duhet të jenë të noterizuara apo kontrata që ti i lidh me bashkësinë kolektive të fermerëve, që edhe kjo është një kontratë që shkon përpara një noteri dhe e verifikon me kohën që ke nisur bashkëpunimin. Pra bashkëpunimi bujqësor është një formë tjetër e kontratës, të cilën e upload-on në system. Këto janë hapat për tu ndjekur për të treguar se ti ke një pronësi mbi tokën. Pasi e tregove këtë gjë, duhet të kesh parasysh që ngastra jote nuk mund të jetë më e vogël se 0.1 hektar për ta përfituar, ndërsa sipërfaqja që ke ti si fermer për të përfituar naftën nuk duhet të jetë më e vogël se 0.4 ha. Por një fermer mund të përfitojë edhe deri në 10 ha edhe më shumë. Deri në 10 ha ai përfiton të gjithë sasinë e naftës që kemi thënë ne, që është sasia e naftës falas kur i hiqen akciza, taksa e qarkullimit dhe e taksa e mjedisit. Për çdo 100 litër naftë që ai do të përdorë, 54 litra do të jenë falas. Për ata që kanë sipërfaqe mbi 10 ha ka një algoritëm korrektimi që ai e përfiton naftën, nuk e përfiton dot të gjithë sasinë. Ai bëri aplikimin dhe tregon që me këtë ID, me këtë NIPT, kam këtë pronë dhe tokën e kam mbjellë me këto kultura. Ai tregon kulturat që ka mbjellë në vjeshtë dhe kulturat që ka ndërmend të mbjellë në pranverë. Këto kultura që do të mbillen në pranverë janë kryesisht bimët e arave, janë foragjeret, janë kultura dru frutore që ai i kultivon në fermën.

 

-Çfarë ndodh pas aplikimit?

 

Pas aplikimit sistemi shkon në backoffice, në programin e madh të ndërtuar dhe atje arebet, zyrat rajonale kontrollojnë dokumentacionin, në kuptimin që është i saktë apo jo, pra bëjën një përputhshmëri të dokumentacionit, në momentin që mbaron ky proces i përputhshmërisë, i cili me udhëzim zgjat deri në 30 ditë, por kjo nuk do të thotë që duhet pritur 30 ditë, pasi është kufiri maksimal, por mund të ndodhë që nga ora e aplikimit deri në 30 ditë, të vjen si fermer një informacion që ju jeni kualifikuar për të marrë këtë sasi nafte. Me të marrë informacionin që ju keni kualifikuar, Ministria e Bujqësisë bën një listë që ju jeni përfitues i kartës, dhe ti merr një kartë fermeri dhe e tërheq naftën në një pikë karburanti që ndodhet afër zonës tënde.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *