Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe në vjeshtë pritet të krijohet qeveria e re. Aktualisht ministre e Bujqësisë, Milva Ekonomi nuk e ka akoma një përgjigje nëse do të jetë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.

 

“Është akoma herët, kudo që të jem do të jap kontributin tim për sektorët që kam përzemër. Bujqësia është sektor që meriton vëmendjen tonë, duhen mbështetur”, iu përgjigj ajo pyetjes së gazetarit Thimi Samarxhiu në studion e “7 pa 5”, në “Vizion Plus”.

 

Milva Ekonomi renditi edhe atë se çfarë qeveria premton për fermerët në këtë mandat të tretë.

 

“Edhe gjatë pandemisë, bujqësia ishte një sektor që performoi shumë mirë. Falë mbështetjes së qeverisë, kemi shumë rritje të bujqësisë. Fermerët po përpiqen çdo herë e më shumë të fusin të rejat e shkencës bujqësore. Kanë filluar të përdorin teknologji më moderne. Do të vazhdojmë të mbështesim përmes skemave kombëtare, do të shtojmë fondin që është për sasinë e naftës, do të shtojmë fondin për skemat, do të shtojmë vëmendjen për tufën e bagëtisë, do të profilizojmë masat që marrim ndaj bagëtisë. Siguria ushqimore është kryesore edhe në hapjen e negociatave. Do të përmirësojmë bujqësinë, do të përmirësohet regjistri i fermës, i gjësë së gjallë dhe do të kemi një komunikim gjithmonë e më të qartë me të gjithë ata që janë ndjekësit tanë në produktet bujqësore, duke njoftuar risitë.”

 

Lidhur me klimën politike, thirrja e saj për opozitën është që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *