Subscribe

Maskuar, është drama më e re që sjell Milto Kutali në teatrin eksperimental.

 

E konsideruar si një ndër veprat më të mira të dhjetë viteve të fundit, Maskuar nga dramaturgu Ilan Hatsor, sjell një histori konfliktesh që nga Palestina. Por përtej betejave që rrëfen lufta, kjo dramë flet për krisjet, akuzat e mashtrimet mes tre vëllezërve.

 

Vendosur më shumë se 100 herë në skenat evropiane, Kutali premton të sjellë një shfaqje të kuruar edhe në detaje, me një skenografi minimaliste në një sallë të vogël si ajo Gëte në teatrin eksperimental dhe muzikë të shkruar enkas për të.

 

Rolin e vëllait të madh atij që mban konfliktin kryesor në këtë vëllazëri ia ka besuar Alfred Trebickës.

 

Maskuar ngjitet ne skenën eksperimentale nga e mërkura përgjatë gjithë fundjavës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *