E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Politikë

“Milionat shkojnë për oligarkët”/ Basha: Rama vjedh edhe në krizë

Në mesditë, nga selia e Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur rivalit politik Rama duke e bërë përgjegjës për çdo jetë të humbur si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Gjatë një komunikimi me gazetarët, Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se me rrugëtimin e tij nëpër qytetet e Shqipërisë synon t’i ikë çështjes kryesore që është përballja me pandeminë.

“Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje. Refuzon të japë përgjigje për mosblerjen e tamponëve dhe disbursimin e parave për  oligarkët në kohë pandemie”, tha Basha. 

Basha ka deklaruar se në 7 vite qeveria Rama ka ndjekur politika raciste ndaj veriut të Shqipërisë e nuk mund t’i mashtrojë qytetarët duke ricikluar të njëjtat premtime.

“Sot në Kukës jetojnë 1/3 e banorëve që kishte qyteti kur Edi Rama erdhi në pushtet. 2/3 e kuksianëve janë detyruar të ikin nga vendi prej diskriminimit që u ka bërë Edi Rama në 7 vite.”

Reklamë

Por sipas kryetarit të PD 25 prilli është momenti që qytetarët do t’i japin përgjigje kësaj qeverie.

“Edi Rama  është shkuara, është dështimi është vjedhja, është njeriu që në kulmin e krizës vazhdon të vjedhë, prandaj nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të gënjejë.”

Përtej replikave me kryeministrin Rama, Basha i ka bërë sërish apel Spakut që të zbardhë çështjen e inceneratoreve

“Pres përgjigje nga SPAK, që vazhdon të heshtë e përmes heshtjes është bërë fasadë vjedhjes së shqiptarëve.”

Çështja e inceneratoreve është shfrytëzuar nga opozita për të mbështetur akuzën se qeveria injoron problemet e sektorit të shëndetësisë dhe qytetarëve duke favorizuar projekte të cilat sipas PD janë korruptive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë