Edhe këtë të premte në 170 vende të botës aktivistët për mbrojtjen e klimës kanë mbushur rrugët e qyteteve kryesore duke kërkuar veprim të menjëhershëm në mbrojtje të planetit.

Shumë prej protestuesve janë nxënës të cilët kanë braktisur mësimin.

Ata janë frymëzuar nga aktivistja suedeze 16 vjecare, Greta Thunberg e cila pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen me fjalimin e saj në punimet e asamblesë kombëtarë të OKB.

Marshimet paqësore kanë filluar më datë 20 shtator duke shoqëruar punimet e asamblesë në New York.

Raporti  per ndryshimin e klimës, i bazuar në 6000 referenca shkencore, 91 autorë dhe recensues nga 40 vende të botës, vwren se toka paguan një çmim shumë të lartë si pasojë e politikave jo miqësore ekologjike. Te dhenat tregojne ulje të sasive të oksigjenit në dete dhe shpeshtim te veprimtarisë së cikloneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *