Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Miliarderi ukrainas padit Rusinë për humbjet e shkaktuara nga lufta

28 Qershor 09:02

Njeriu më i pasur i Ukrainës, Rinat Akhmetov, ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), duke kërkuar kompensim për humbjet e shkaktuara nga pushtimi i Moskës në Ukrainë.”

 

Kompania e Akhmetovit, “System Capital Management” (SCM) tha në një deklaratë më 27 qershor se manjati kishte humbur miliarda dollarë në biznes që kur Rusia filloi luftën më shumë se katër muaj më parë.

 

“Si pronar i Azovstalit dhe shumë objekteve të tjera industriale që janë shënjestruar nga forcat e armatosura pushtuese ruse, zoti Akhmetov kërkon të sigurohet që Rusia të mbahet përgjegjëse për shkatërrimin që po bën në të gjithë Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

 

Trupat ruse morën nën kontroll fabrikën e çelikut Azovstal në qytetin port juglindor të Ukrainës, në Mariupol, në maj, pas një rrethimi që zgjati javë të tëra, ndërsa luftëtarët ukrainas rezistonin brenda fabrikës gjigante. Akhmetov po kërkon gjithashtu një urdhër nga gjykata që “të parandalojë Rusinë nga përfshirja në bllokada, plaçkitje, devijime dhe shkatërrime të mëtejshme të grurit dhe çelikut” të prodhuar nga kompanitë e tij, thuhet në deklaratë.

 

“E keqja nuk mund të mbetet e pandëshkuar. Krimet e Rusisë kundër Ukrainës dhe popullit tonë janë skandaloze dhe fajtorët duhet të mbahen përgjegjës,” tha Akhmetov.

 

Në deklaratë shkruhej se Akhmetov po kërkonte kompensim nga Rusia për “shkeljen e të drejtave të tij pronësore”. Ai tha gjithashtu se ndërsa shuma e saktë e dëmeve nuk mund të vlerësohet ende, “parashikohet Federata Ruse i detyrohet zotit Akhmetov miliarda dollarë për shkeljen e të drejtave të tij të njeriut.”

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me padinë e Akhmetov, u tha gazetarëve në Moskë se Rusia nuk ishte më nën juridiksionin e GJEDNJ-së, e cila ndodhet në Strasburg, Francë.

 

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi më 11 qershor një ligj sipas të cilit Rusia nuk do të ndjekë vendimet e GJEDNJ-së të marra pas 15 marsit./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Humbje lufte Miliarderi ukrainas Padi Rusi

Nga e njëjta kategori

Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, kontrolle dhe masa ndalimi në disa bashki

më shumë...

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn në Ferma Vip, kush është ai

më shumë...

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit e sfidës në Ferma Vip

më shumë...

“Ti je burrë e grua”, romancat në Ferma Vip, çfarë po ndodh me çiftet dhe përplasja mes tyre

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:20

Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, kontrolle...

8:10

Plagoset me thikë gjatë mbrëmjes i riu...

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.