E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Milatoviç president i Malit të Zi/ Gjukanoviç pranon humbjen dhe i uron fitoren

Jakov Milatoviç, kandidati i lëvizjes “Europa Tani”, është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në raundin e dytë të tyre, në Mal të Zi. Milatoviç triumfoi me rreth 225 mijë vota kundrejt rreth 155 mijë votave të kundërshtarit të tij, veteranit të politikës malazeze dhe kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç.

 

Menjëherë pas daljeve të rezultateve Milatoviç bëri një deklaratë për mediat, ku falënderoi qytetarët dhe u zotua se do të mbajë premtimet e tij të bëra gjatë fushatës elektorale.

 

Reklamë

JAKOV MILATOVIÇ

 

PRESIDENTI MALIT TE ZI

 

“Kjo është një fitore e pajtimit, një fitore për të gjithë ne. Mali i Zi ka bërë një hap përpara dhe i ka thënë një lamtumirë vendimtare regjimit të vjetëruar të Milo Gjukanoviç. Mali i Zi ka bërë një hap domethënës drejt një Mali të Zi evropian, më të bukur dhe më të drejtë. Ne po ecim fuqishëm drejt së ardhmes, kjo është një ditë historike. I ftoj të gjithë të festojmë me dinjitet, ashtu siç ishte kjo fitore. Fitorja e Malit të Zi të ri, demokratik”

 

Ai tha gjithashtu se gjatë mandatit të tij do ta dërgojë Malin e Zi në Bashkimin Europian brenda 5 viteve, por edhe do të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Ballkanit Perëndimor. Milo Gjukanoviç, i cili ka shërbyer herë si kryeministër e herë si president i Malit të Zi për 33 vjet, pranoi humbjen duke e uruar Milatoviç.

 

MILO GJUKANOVIC

 

ISH-PRESIDENT I MALIT TE ZI

 

“Mali i Zi bëri një zgjedhje dhe unë e respektoj atë. Le të jetë një president i suksesshëm. Nëse është kështu, edhe Mali i Zi do të jetë një vend i suksesshëm”

 

Përkrahësit e presidentit të ri u mblodhën nëpër qendrat e qyteteve të Malit të Zi dhe para selisë të Lëvizjes “Europa Tani”, duke festuar fitoren e tij. Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ishte i pari që uroi fituesin, duke e përgëzuar për zgjedhjen e tij si presidenti i parë europian në historinë e Malit të Zi.

Më shumë video

Reklamë