E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Milano do të ndalojë pirjen e duhanit në ambientet e hapura, ligji hyn në fuqi më 1 janar

Sipas një vendimi të bashkisë së Milanos, nga 1 janari 2025 do të ndalohet pirja e duhanit edhe në ambientet e hapura të qytetit italian.

Sipas vendimit, duhani do të ndalohet në rrugët, oborret, zonat e hapura të restoranteve dhe kafeneve.

Reklamë

Përjashtim bëjnë vetëm zonat e izoluara në të cilat çdo duhanpirës duhet të ketë një “hapësirë ​​të lirë”, pa shtetas të tjerë, në një rreze prej të paktën dhjetë metrash.

Gjobat, për ata që nuk respektojnë ndalesën e re, do të fillojnë nga 40 dhe do të arrijnë në 250 euro.

Reklamë

Bashkia e Milanos sqaroi se kjo masë e re ka të bëjë vetëm me “cigaret tradicionale” dhe jo ato elektronike.

Që në vitin 2021, në metropolin verior të Italisë ka hyrë në fuqi ndalimi i parë, sipas të cilit pirja e duhanit nuk lejohet në zonat ku qytetarët ushtrojnë, luajnë fëmijët e vegjël, si dhe në stacionet e autobusëve, varrezat dhe ambientet sportive./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë