Milani vijon ecurinë pozitive në kampionat, duke mposhtur Sasuolon me rezultatin 1-2 ne transfertë. Protagonistët kryesorë të takimit ishin padyshim Zlatan Ibrahimovic me dy gola të shënuar dhe Calhanoglu që i shërbeu dy herë suedezit.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë që  kaluan në avantazh që në minutën e 19-të kur suedezi goditi saktë me kokë brenda zonës. Nga ana tjetër vendasit reaguan në fund të takmit. Në minutën e 42-të Calhanoglu preku topin me dorë dhe i dhuroi një penallti Sassuolos që kthehet lehtësisht në gol nga Kaputo.

Por festa zgjati vetëm 5 minuta pasi Milani shënoi sërish me Ibrën në minutat e fundit të shtesës. Në pjesën e dytë kuqezinjtë arritën të administronin mjaft mirë rezultatin. Shpresat e vendasve u shuan dhe më shumë kur Burabia mori kartonin e dytë të verdhë dhe  la ekipjin me 10 lojtarë. Një shans të artë për të shënuar golin e tretë kishte dhe Bonaventura, por italiani u ndal dy herë nga portjeri vendas.

Ndërkaq klubi kuqezi , në një njoftim zyrtar pas ndeshjes,  konfirmoi qëndrimin e trajnerit  Pioli dëri në vitin 2022. Kjo falë dhë përformancës së mirë  të këtij të fundit  në 8 ndeshjet e fundit post pandemisë, duke regjistruar  6 fitore dhe dy barazime.

Pas këtij triumfi, Milani kthehet përsëri në Europë duke garantuar matematikisht praninë e ekipit në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm, ndërsa tani mbetet të mësohet nëse do të jënë në fazën në grupe apo në kualifikuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *