Megjithëse ishte premtuar se i gjithë diskutimi për merkaton do të bëhej pas finales së Uefa Champions League, duket se situata tek Real Madrid nuk është aq e qetë. Gazeta e madhe sportive spanjolle, “Marca” shkruan në faqen e saj të parë se tashmë nuk ka shumë dileme në lidhje me te ardhmen e Morates që po përgatitet të transferohet tek Milani. Madje e përditshmja e madhe Iberike sqaron se shuma që do të shkojë në arkat e Real Madrdi do të jetë diku tek 60 milion euro. Kuqezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi cilësor për të cilët do të shpenzojnë nga 50-70 milion euro dhe për momentin më të kërkuarit janë Morata, Beloti dhe Aubamejang. Sulmuesi madrilen është profili i duhur i drejtuesve të Milanit të cilët me lëvizjet në merkato po konfirmojnë se duan të ngrëne shpejt ekipin në 2 nivele të larta. Në këtë edicion Morata ka luajtur vetëm 26 ndeshje në kampionat, shumicën e të cilave i ka nisur nga stoli, pasi vetëm 5 herë ka luajtur nga minuta e parë. Kjo e gjitha për shkak të pëlqimit më të madh të Zidan për bashkatdhetarin e tij Benzema. Kjo ka sjelle një krisje te Moratës me klubin madrilene aq sa u përfol se ai do të largohej madje para finales se championsit ne Kardfid me 3 qershor ndaj Juventusit. Konkurrencën më të madhe për Moratën, Milani e ka me Chelsean. Por sakaq, kuqezinjtë duket se do të futen ne nje derbi të vërtete ne merkato për Raxha Naingolan. 40 milion euro është shifra që kërkon Roma për kartonin  e mesfushorit belg, gara për të cilin duket se do të nis të bëhet e nxehte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *