E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan përballë Rennes, shorti i Europa League; Roma rigjen Feyenoord

Milani do të luajë kundër francezëve të Ren në fazën e Play Off të Europa League. Shorti i hedhur në Nion e vuri skuadrën italiane përballë një ekipi që ndodhet në situatë të vështirë në kampionatin francez.

Ndërkohe Roma gjeti holandezët e Fejenord, kundërshtar me të cilin ndau finale e konference lige në Tiranë në vitin 2022. Në çiftet e tjera ranë në sy ishin dueli mes Benfikes dhe Tuluz por edhe përplasja mes Shaktar Donjec dhe Olimpik Marseje.

Duelet e Play Off në Europa League do të zhvillohen  me sistem vajtje-ardhje në datat 15 dhe 22 shkurt 2024.

Fituesit e këtyre çifteve do t’i bashkohen ekipeve të tjera të cilat fituan grupet e Europa League konkretisht Atalanta, Uest Ham, Brajton, Reinxhers, Liverpul, Vijareal, Sllavia e Pragës dhe Bazjer Leverkusen.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë