Milan kthehet tek fitorja, Real Madrid shokohet nga Levante

Milani ka lene pas humbjen ne derbi ndaj Interit ne kupe dhe eshte rikthyer tek fitorja ne Seria A, ku ka mposhtur Bologna-n ne transferte me rezultatin 2-1.
Kuqezinjte e nisen me vrull pjesen e pare ku zhvilluan dis aksione te rrezikshme per gol, por ate e gjeti ne minuten e 26’. Nje penallti e fituar nga Leao nuk u shfrytëzua sakte nga Ibrahimovic, i cili gaboi ne ekzekutimin e saj, por Ante Rebic u gjend ne pozicionin e duhur per te cuar topin ne rrjete. Kaq mjaftoi qe 45 minutat e para te mbylleshin ne avantazh te kuqezinjve.
Me fillimin e pjeses se dyte bologna u përpoq te gjente golin e barazpeshes, por ne momentin e tyre me te mire, mbrojtësi Soumaoro prek topin me dore duke i dhene mundesine Milanit per nje penallti te dyte. Kesaj radhe Ibra nuk guxon ta marre persiper dhe i le radhen Kessie, i cili nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat per ekipin e tij.
Një rezultat që Mihajlovic përpiqet të përmbysë duke bere ndryshime ne formacionin e tij, por diferencat u ngushtuan ne minuten e 81 kur nje ish-kuqezi si poli konkretizon ne gol nje kundërsulm te vendasve. Por Milani arriti te mbrohej mjaft mire dhe siguroi tre pike te rendesishme duke ruajtur ne kete menyre vendin e pare ne kampionat.
Nderkohe ne La Liga Real Madrid eshte surprizuar ne shtepi pasi u mposht nga Levante 1-2. Loja per “Los Blancos” u komplikua qe ne minutat e para te ndeshjes, pas kartonit te kuq te marre nga Militao i cili ndërhyri ne moment te gabuar gjate nje kundërsulmi te miqve. Por i pari qe kaloi ne avantazh ishte pikërisht ekipi i Zidane, ku Asensio zhbllokoi rezultatin ne minuten e 13’. Me pas Levante u përgjigj me Morales ne minuten e 32’ dhe me kete rezultat mbylli shifrat e pjeses se pare.
Ne te dyten miqte mund te kalonin me shpejt ne avantazh por Marti Roger gaboi nga pika e bardhe e penalltise. Por i njëjti protagonist i dha avantazhin dhe golin skuadres se tij ne minuten e 78’, cka vulosi dhe shifrat perfundimtare te takimit.
Pas kësaj humbje Real Madrid i jep mundesine rivaleve te Atletico te thellojne me shume diferencen ne garen per titull.




