E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Milan fiton ndaj Brescia, por loja ende nuk kënaq

Milani mori fitoren e parë në kampionatin italian për këtë sezon.

Kuqezinjte fituan në San Siro 1 me 0 kundër Brescias në javën e dytë të seria A.

Giampaolo debutoi me fitore në takimin e parë para tifozeve të Milanit ndonëse nuk ishte një ndeshje perfekte.

Golin e vetëm për kuqezinjte e shënoi me kokë turku Calhanoglu.

Në pjesën e dytë me futjen në fushë të Paqueta dhe Piontek, Milan goditi shtylla dhe pati raste për të dyfishuar por nuk qe me fat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë