9 fitore dhe një barazim në 10 ndeshje. Milani nuk e arrinte diçka të tillë që nga viti i largët 1955, kur në krye qëndronte hungarezi Guttmann.

Edhe mbrëmjen e të martës, kuqezinjtë bënë detyrën dhe mposhtën me rezultatin minimal Torinon në ”San Siro”, falë një goli të Oliver Zhiru në minutën e 14-të. Pas kësaj, “djalli” e uli disi ritmin, por sërish mbeti në gjysmëfushën e Torinos për të gjetur dhe golin e dytë veçanërisht me Leaon apo Salemakers, edhe pse saktësia mungoi.

 

Në pjesën e dytë, miqtë provuan disa herë, por gardiani Tatarushano ishte perfekt me pritjet e tij dhe mbajti portën e paprekur. Pas ndeshjes, tekniku Stefano Pioli u shpreh se fokusi i tij është vetëm tek ndeshja e radhës dhe jo tek kundërshtari direkt.

 

STEFANO PIOLI – TRAJNER I MILANIT

 

” Unë mendoj vetëm për ne, për Milanin. Është gjithmonë e vështirë që të luash mirë me Torinon, por ne u përshtatëm. Napoli? Nuk e kam ndjekur. Madje dhe për herë të parë në Serinë A për këtë sezon kundër Romës, të dielën. Napoli ka një trajner shumë të mirë si Spaleti, por edhe Roma ka një organikë me cilësi, fokusi i radhës është tek ata ”

 

Aktualisht Milani gjendet i vetëm në vendin e parë me 28 pikë, 3 më shumë se Napoli, i cili ka një ndeshje më shumë për të luajtur, të enjten përballë Bolonjës.

 

Ndërkohë në duelet e tjera të së martës, Xhenoa nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Specias, ndërsa Salernitana mundi 2-1 Venecian në transfertë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *