Milan ka mundur Romën e Jose Mourinhos me rezultatin 3-1. Ndeshja nisi mjaft mirë për të besuarit e Piolit, të cilët kaluan në avantazh shumë shpejt me anë të një penalltie të realizuar nga Giroud.

 

Milan arriti të dyfishonte rezultatin në minutën e 17 pas një gabimi në mbrojtje nga ana e futbollistëve të Romës. Këtë herë ishte braziliani Mesias, i cili tundi rrjetën e Rui Patrisois. Roma arriti të shkurtonte shifrat në 2 me 1 në minutën e 40 me gol të Tommy Abraham.

 

Pjesa e dytë nis me ritmin e së parës dhe në minutën e 74, mbrojtësi i Romës Karsdorp u largua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje ndaj Theo Hernandezit në hyrje të zonës.

 

Mjaftoi ky superioritet numerik që Rafaelo Leao, i sapo futur në fushë për Milanin të vuloste shifrat në 3 me 1. Në minutën e fundit shtesë, mbrojtësi tjetër i Romës, Mancini shkaktoi penallti dhe u largua me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Ibrahimovic gaboi nga pika e bardhë që të thellonte rezultanin.

 

Milan kështu afrohen në vetëm 1 pikë larg interit kryesues, duke rritur presionin ndaj zikaltërve.

 

Nga ana tjetër, Juventus nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Napolit të përgjysmuar nga COVID dhe mungesat.

 

Napoli e nisi me mirë takimin dhe në minutën e 23 kaloi në avantazh me gol të Dris Mertens. Pjesa e parë u mbyll pa shumë histori, ndërsa në të dytën djemtë e Allegrit u treguan më shumë kërkues dhe në minutën e 54 arritën të barazonin takimin me anë të Chiesa. Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Juventusi kështu mbetet në vendin e pestë me 35 pikë, ndërsa Napoli në të tretin me 40.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *