Pas dy barazimeve radhazi, Milani eshte kthyer tek fitorja duke mposhtur Sassuolon ne transferte me rezultatin 2-1.

 

Kuqezinjte e nisen me vrull takimin duke shenuar qe ne minuten e pare te lojes, ku Rafael Leaos i jane dashur vetem 6,2 sekonda per te cuar topin ne rrjete duke vendosur keshtu nje rekord te ri ne Seria A per golin me te shpejte te shenuar ne historine e kampionatit italian.

 

Me pas, Sassuolo provoi te gjente barazimin, por Saelemaekers shenoi golin e dyte per Milanin, pas nje marshimi te pandalshem te Theo Hernandez qe ia beri cdo gje te lehte belgut. Ne kete menyre skuadrat iu drejtuan dhomave te zhveshjes ne shifrat 2-0 ne favor te kuqezinjve.

 

Ne te dyten, vendasit ishin me kembengules ndaj golit, por u desh minuta e 89’ per te shkurtuar diferencat, ku Berardi ekzekutoi sakte nje goditje denimi, çka përmbylli shifrat perfundimtare ne 1-2. Me kete triumf kuqezinjte vijojnë te mbeten te pamposhtur dhe ne krye te kampionatit me 31 pike.

 

Edhe Interi ka bere detyren ne shtepi ndaj Spezias ku ka fituar me rezultatin 2-1. Pjesa e pare, pa shume histori dhe me rrjeta te paprekura. Ne fraksionin e dyte te lojes ishte Hakimi ai qe kaloi ne avantazh zikalterit pas nje asist te dhuruar nga Martinez. Per golin e dyte dhe te sigurise mendoi Lukaku, i cili nuk gaboi nga pika e bardhe e penalltise ne minuten e 71’. Per miqte shenoi Piccoli ne fund te takimit. Pas këtij rezultati, Interi renditet ne vend te dyte me 30 pike, nje me pak se Milani kryesues dhe tre me shume se Juventusi i vendit te trete, i cili diten e djeshme fitoi thellesisht 4-0 ndaj Parmes.

 

Nderkohe ne Premier Legaue Tottenham i Mourinhos ka regjistruar humbjen e dyte radhazi. Kete here londinezet jane mposhtur ne shtepi 2-0 nga Leicester. Sfida u zhbllokua ne fundin e pjeses se pare me ane te Jamie Vardy, i cili shndërroi ne gol nje 11 metersh. Ne te dyten, Spursat u perpoqen te gjenin barazimin por nje autogol i Alderëeireld u preu shpresat.

 

Pas këtij triumfi “dhelprat” ngjiten ne vendin e dyte ne klasifikim me 27 pike, 4 me pak se Liverpool, ndersa Tottenham zbret ne vendin e 5-te me 25 pike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *