Subscribe

Zëvendëspresidenti i 48 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence vizitoi për herë të parë Shqipërinë për t’u takuar me presidenten e zgjedhur të Rezistencës Iraniane, Maryam Rajavi.

 

Nga Ashraf 3, ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence para 3 mijë anëtarëve të rezistencës iraniane, theksoi mbështetjen e tij dhe të popullit amerikan.

 

MIKE PENCE

ISH-ZEVENDESPRESIDENT I SHBA

 

“Unë mund të them me siguri se populli amerikan mbështet qëllimin tuaj për të krijuar një republikë laike, demokratike, jo-bërthamore iraniane që e merr fuqinë e saj nga vota.”

 

Por nga Tirana, ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence sulmoi ashpër administratën e presidentit Biden dhe qasjen e saj ndaj Iranit.

 

“Administrata Biden janë duke e cenuar progresin që ne kemi bërë. Administrata amerikane po punon kundër programit që ne kemi bërë për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Administrata Biden pranoi se brenda një viti më shumë se ishte lejuar, ata kanë hequr sanksionet që kishim vendosur ne si administratë. Administrata Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë në këtë këndvështrim për programin nuklear të Iranit. Kjo është e pajustifikuar. Kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e kësaj lufte.”

 

Ndërsa Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i mëshoi dobësisë së regjimit në Teheran.

 

MARYAM RAJAVI

PRESIDENTE E KËSHILLIT KOMBËTAR TË REZISTENCËS

 

 “Sundimtarët e Teheranit janë në pikën e tyre më të dobët. Ata përballen me kryengritjet e popullit iranian për ndryshim. Dikush mund dhe duhet të çlirojë Iranin, Lindjen e Mesme dhe botën nga mullahët e këqij bërthamorë.”

 

Një muaj më parë në Tiranë ishte edhe ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili vizitoi Ashraf 3 dhe zhvilloi një takim me Maryam Rajavi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *