Mijëra persona pushtuan rrugët e më shumë se 80 qyteteve italiane për të kundërshtuar pasaportën shëndetësore dhe vaksinimin e detyruar. Në Napoli është ngritur zëri veccanërisht për vaksinimin e fëmijëve, pasi vendi fqinj i dha dritën jeshile imunizmit edhe për moshat nga 12 deri në 15 vjec.

 

Thirrjet për liri dhe fund të diktaturës përsëriten prej javësh jo vetëm në Itali. Qeveria e argumenton detyrimin e pasaportës dhe vaksinimit si të vetmen rrugë për të shmangur një tjetër mbyllje të vendit. Përhapja e variantit Delta edhe tek të vaksinuarit konsiderohet një këmbanë alarmi. Por mijëra njerëz e konsiderojnë menaxhimin e pandemisë si një formë autokracie.

 

Deri tani në Itali janë vaksinuar më shumë se 63% e popullsisë. Certifikata e gjelbër konsiderohet nga demonstruesit si një “kalim fashist”.  Ata janë shprehur kundër qeverisë, mjekëve si dhe gazetarëve, duke i akuzuar për manipulim.

 

Ndërkohë në Francë janë arrestuar dhjetra persona në protestat që u organizuan në më shumë se 180 qytete të vendit. Nga 1 shtatori, vaksinimi për mësuesit dhe stafin shëndetësor do të jetë me detyrim ndërsa këtë të hënë hyn në veprim pasaporta shendetësore.

 

Prej javësh vijojnë protestat e dhunshme edhe në Australi, Brazil dhe Tailandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *