Thirrja e radhës e presidentit Ilir Meta për qeverinë ishte që të ketë më në vëmendje kërkesat e biznesit të vogël.

Sipas presidentit, mijëra biznese u kyçën për shkak të krizës që solli pandemia.

Për të shmangur mijëra të papunë dhe katastrofat ekonomike, Meta kërkoi nga mazhoranca të mbështesë kërkesat e biznesit të vogël.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19. Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes një strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, u shpreh Ilir Meta në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *