E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mijëra besimtarë festojnë pashkët ortodokse në katedralen “Ringjallja e Krishtit”

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar ringjalljen e Krishtit. Festimit të Pashkës i ka paraprirë mesha tradicionale e mbajtur ne Katedralen e Madhe “Ngjallja e Krishtit” ne kryeqytet.

 

Reklamë

Me mijëra besimtarë ndoqën meshën e drejtuar nga kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos. Kryepeshkopi u shpreh se drejtësia do te triumfoje mbi padrejtësinë dhe e vërteta mbi gënjeshtrën.

 

Besimtarët ortodoksë kanë uruar për më shumë paqe, shëndet dhe lumturi.

 

Në përfundim të meshës së shenjtë, besimtarët ortodoksë kanë marrë qirinjtë e ndezur dhe janë drejtuar shtëpive, duke marrë me vete simbolin më të rëndësishëm të festës, dritën e Krishtit.

Më shumë video

Reklamë