Subscribe

Shtatë fshatra në Maliq përballen me mungesën e ujit të pijshëm.Banorët ankohen se kjo situatë vijon prej një kohe të gjatë pasi tubacionet janë amortizuar.

Një pjesë e tyre thonë se detyrohen që ta blejnë ujin ose të shkojnë në zona të tjera, pasi ai qe vjen ne cesmat e tyre është i pakonsumueshëm.

Problemi pranohet dhe nga adminsitratiori i njësisë, Eridon Rustemi, i cili thotë se krahas amortizimit të tubave problem mbeten edhe burimet pasi ndodhen në zonë torfike.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu i kërkon qeverisë mbështetje për ndërtimin e ujësjellësit pasi vete bashkia nuk mund ta përballojnë një investim të tillë.

Probleme ne furnzimin me uje te pijshem ka edhe ne fshatra te tjere te bashkise se Maliqit, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për menaxhimin e ujëmbledhsave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *