Migjen Basha nuk ia ka dale te rikuperohet ne kohe për sfidën me Turqinë. Mesfushori erdhi me disa probleme ne grumbullimin e kombëtares ne Antalia . Por pas disa seancave stërvitore te zhvilluara veçmas skuadrës 30 vjeçari është larguar nga rezidenca e ekipit përfaqësues ne Antalia.

 

Futbollisti do te vazhdoje te ndjeke fazën e rikuperimit pranë klubit te tij . Për efekt te kohës se shkurtër trajneri Pannuci nuk do te thërrasë zëvendësues. Ndërkohë  skuadra kombëtare vijon seancat stërvitore ne Antalia ne prag te miqësores me Turqinë. Një ngarkese e plote edhe ne seancën e Treste  nga ana e teknikut italian ne drejtim te skuadrës, hapësire e madhe po i jepet stërvitjes ne drejtim te aspektit taktik. Lojtaret kane bere ushtrime te ndryshme e kombinime ndërkohë qe kane qene ne komunikim te vazhdueshëm me Pannucin për pjesën taktike.

 

Ditën  e djeshme ne 20 minutat e fundit ne stërvitje trajneri italian ka organizuar edhe një mini-ndeshje për te vlerësuar edhe skemat taktike ne fushe. Miqësorja e se hënës është një ndeshje pa presionin e rezultatit dhe mundësi e mire për teknikun Pannuci për te eksperimentuar jo vetëm ne emra te rinj por edhe skeme. Tre emra te rinj ka grumbulluar numri një i bankinës kuqezi për ketë ndeshje Astrit Ajdarevic e Kamer Qaka dhe i rikthyeri Sabien Lilaj. Ne kampin kundërshtar edhe Mircea Lucesku për dy miqësoret me Rumaninë dhe Shqipërinë nuk ka kursyer asnjë lojtar duke grumbulluar te gjitha yjet përfshire Calhanoglu, Imre Mor, Inan, Toprak e Cenk Tosun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *