Politikë
Micotaqis pret “OMONIAN” për të drejtat e minoritetit në Shqipëri

Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis do të takohet neser me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.
Kete e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë greke, gjatë një konference për shtyp.
Reklamë
Në fokus të takimit me përfaqësues të organizatës “Omonia”, do të jenë çështjet e të drejtave të minoritetit grek.
Ky takim vjen dy javë pasi kryeministri shqiptar Rama u takua në Athinë me homologun grek Micotaqis.
Nga Athina kreu i qeverisë Rama theksoi për mediat e vendit fqinj se Shqipëria është vend shembull për respektimin e të drejtave të minoriteteve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




