E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Micotakis: Greqia do të zgjerojë ujërat në Detin Jon me 12 milje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar nje bisede te gjate telefonike me ministrin e jashtëm grek Nikos Dhendhias.

Diskutimet u përqendruan në marrëdhëniet Tirane- Athine, situatën e pandemisë, integrimin europian, por edhe ceshtjet e mbetura pezull vecanerisht marrëveshjen e pafinalizuar te detit.

Reklamë

Lajmin e konfirmoi shefi I diplomacise helene permes nje postimi ne rrjetet sociale.

NIKOS DHENDHIAS

MINISTER I JASHTËM I GREQISË

Në bisedën telefonike me Kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe mes Greqisë dhe Shqipërisë si dhe zhvillimet në rajon.

Pas arritjes se marreveshjes me Italine per zonen ekskluzive ekonomike, dhe marreveshjen me Egjiptin, tashmë prioriteti i radhës i të athinës zyrtare është  finalizimi i paktit detar me Shqiperine.

Ndërkaq paraditen e kësaj të mërkure mes duartrokitjeve të deputetëve në sallën e parlamentit, kryeministri Kiriakos micotaqis njoftoi se me anë të një projekt-ligji I cili  do ti paraqitet menjëherë Parlamentit grek, “Greqia do të zgjasë kufirin në detin jon nga 6 në 12 milje”.

KIRIAKOS MICOTAQIS

KRYEMINISTER I GREQISE

Njoftoj se menjëherë me nje projektligj I cili do ti paraqitet parlamentit Greqia zgjeron ujërat territoriale nga 6 në 12 milje.  Greqia po rritet. E kanë thënë dhe të tjerët përpara nesh, por ne jemi ata që e zbatojmë atë në praktikë. Ne vazhdojmë kështu posaçërisht për zonën e ishujve në detin jon, në ushtrimin e të drejtës sonë sovrane të padiskutueshme, në përputhje me nenin 3 të Konventës për Ligjin e Detit. Një të drejtë të cilën vendi ynë e rezervon ta ushtrojë në të ardhmen në zona të tjera detare si dhe zbatimin e vijës së mesme ku distanca midis brigjeve është më pak se 24 milje.

Ndërkohë kryeministri Micotakis sqaroi se për këtë cështje shefi i diplomacisë greke ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Rama e së shpejti, ministri i jashtëm dendias do të vizitojë edhe Tiranën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë