Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth ka ritheksuar se BE duhet të marrë një vendim pozitiv për çeljen e megociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut në qershor.

 

Ai tha për të përditshmen gjermane “Der Tagesspiegel” se qershori është koha e duhur për t’I dhënë dritën jeshile dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

“Ne duhet t’i qëndrojmë fjalës dhe përmbushim angazhimet tona. Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,”

 

Politikani i SPD-së risolli në vëmendje afatin e lënë nga BE vitin e kaluar për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duke theksuar se duhet të jetë vera, dhe jo vjeshta vendimi përfundimtar.

 

“Një votim pozitiv në kohën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kërkon pak guxim, por edhe më shumë vizion,” shtoi ai.

 

Sipas tij, shtyrja më tej e afatit do të sillte një influencë të Turqisë, Rusisë ose Kinës.

 

“BE-ja nuk  ka për synim  vetëm të garantojë interesat jetikë të sigurisë, por edhe besueshmërinë e saj”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *