E premte, 13 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Meteorologët paralajmërojnë për temperatura rekord në SHBA

Një valë e rrezikshme të nxehti pritet në pjesën perëndimore të SHBA-së, paralajmëruan dje, të martën shërbimet meteorologjike të vendit, të cilat shprehën frikën për temperatura rekord, siç ndodhi në Meksikë pak ditë më parë.

Në Kaliforninë jugore në veçanti, termometri mund të arrijë 38 gradë Celsius, pra të tregojë 15 gradë mbi temperaturën normale për këtë periudhë të vitit.

Kjo valë e të nxehtit do të prekë pjesën më të madhe të SHBA-së perëndimore në ditët në vijim, tha Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) në një deklaratë.

Sipas shkencëtarëve, valët e përsëritura të të nxehtit janë një shenjë e pagabueshme e ngrohjes globale dhe këto valë të nxehtit pritet të dyfishohen, zgjasin më shumë dhe intensifikohen.

Reklamë

Paralajmërimet e shërbimit të motit janë në fuqi për pjesë të Kalifornisë, Nevadës dhe Arizonës. Shërbimi i motit bën thirrje për kushte të rrezikshme” për personat pa ajër të kondicionuar pasi temperaturat nuk pritet të bien gjatë natës.

Temperatura në Las Vegas mund të arrijë 44 gradë Celsius. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë