E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Metamorfoza” shtyhet sërish seanca në GJKKO

Gjyqi për dosjen “Metamorfoza” shtyhet sërish në Gjykatën e Posaçme për mungesë avokatësh.

Avokati i Asmer Bilalit, Sokol Tahiraj, ka kërkuar shtyrjen e seancës.

Gjykata për Asmer Bilalin cakton avokaten Pranvera Doçi kryesisht për të mbrojtur interesat e këtij të fundit. Avokatja e caktuar kryesisht pretendon se është njohur vetëm me aktet e dosjes për Ardit Hasanbegajn dhe jo me aktet për të mbrojtur interesat e të pandehurit Asmer Bilali.

Trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Etleva Deda dhe anëtarë Flora Hajredinaj e Erion Çelaj, vendosi revokimin e vendimit të ndërmjetëm që caktoi Pranvera Doçin për Asmer Bilalin dhe ndërpret seancën gjyqësore për ta shtyrë për në një datë tjetër.

Gjykata cakton gjobë për avokaten e Asmer Bilalit, Anila Xhafa, në masën 30 mijë lekë. Seanca e radhës do të jetë në datën 5 qershor, ora 15:00.

Vazhdo të lexosh

Reklamë