Dështon për të dytën herë seanca paraprake e dosjes “Metamorfoza”, shkak për shtyrjen e gjyqit këtë të premte u bë mungesa e avokatit Elidon Hyseni që përfaqëson dy të pandehurit.

Dosja “Metamorfoza” është në fazën paraprake, ku gjykata do vendosë nëse do kalojë apo jo për gjykim. Nderkohe qe shumica e te akuzuarve do te kerkojne gjykim te shkurtuar

Lexo edhe :

Related Posts

Më 4 maj, Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen për gjykim, për disa të pandehur, ndërkohë qe ndau çështjes për disa të tjerë.

SPAK deri tani i ka komunikuar akuzat biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish shefit të operacionales Oltion Bistri, i akuzuar për korrupsion, ndërkohë që pjesë e kesaj dosje është edhe ish zyrtari i policisë Ardit Hasanbegaj, i cili nga hetimet e deritanishme dyshohet se ndihmoi anëtarët e fisit Bajri, në planin per vrasjen e Ibrahim Licit e Dorjan Dulit.

Për personat që janë ende në kërkim, në mesin e të cilëve edhe Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur prej muajit gusht të vitit 2022, struktura e posaçme ka veçuar hetimin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *