E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Video · Politikë

Meta zbut tonet: Të gjithë aktorët të bashkëpunojnë për integrimin në BE

Pasi kercenoi me protesta, presidenti Ilir Meta duket se ka zbutuar tonet ndaj mazhorancës dhe ka kërkuar reflektim. Nga Elbasani, kreu i shtetit eshte shprehur se te gjithe aktoret duhet te jene bashkëpunues dhe të kontribuojnë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

 

ILIR META

PRESIDENT I SHQIPERISE

Reklamë

“Por edhe sa i takon ceshtjes se zgjedhjeve qe ju e keni me merak dhe qe eshte nje shqetesim i madh per te gjithe vendin, sic eshte dhe per BE, i cili mezi pret çeljen e negociatave dhe plotesimin e disa detyrimeve, me qellim permbushjen e ketij detyrimi le te punojme te gjithe ne drejtim te kesaj bashkëjetese. Dhe ka kohe ende per te reflektuar qe secili te jete pjese e kontributit te Shqiperise europiane, qe eshte jo vetem nje objektiv, por do te jete dhe nje realitet i pashmangshem pavaresisht nga sfidat qe ne ndeshemi e qe ende do duhet te perballemi ne te ardhmen.”

 

Duke iu referuar shifrave te te larguarve nga Shqiperia, Presidenti ka apeluar qe te gjithe t’i shpallin lufte ikjes se te rinjve.

“Gjithe shqiptaret duhet t’i shpallin lufte largimit te te rinjeve dje te shqiptareve nga Shqiperia. Dhe kjo ne radhe te pare kerkon forcim te bashkjeteses ne vendin tone. Dhe une jam ketu pikerisht ne Elbasan sepse komunitetet e ndryshme te besimeve te ndryshme ne Elbasan jane nje shembull i shkelqyer i bashkepunimit te perditshem. Ne interes te kesaj bashkejetese, te forcimit te ketij diversiteti.”

Deklaratat, Presidenti i beri teksa mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ne Elbasan.

Më shumë video

Reklamë