Subscribe

Presidenti i Republikës Meta i bëri thirrje klasës politike të përqendrohet tek ngritja e institucioneve të reja, që do të mundësonin zbatimin e reformës në drejtësi. Në Konferencën “Efikasiteti i procedurave gjyqësore në Gjykatat Administrative të Shqipërisë dhe efektet e Reformës në Drejtësi”, kreu i shtetit apeloi për veprime konkrete.

 

“Të ndërmarrin hapa seriozë që reforma të bëhet reale, e prekshme dhe efektive sa më shpejt, larg politizimit të skajshëm dhe interesave partiake të ditës. Çdo vonesë e mëtejshme është në dëm të interesit publik, funksionimit të gjykatave, vetë reformës e mbi të gjitha të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.”

 

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori, tha se gjykatat ndihen në një situatë të vështirë për shkak të mungesave në trupat gjyqësore.

 

Studimi i prezantuar gjatë konferencës tregon se respektimi i afateve të gjykimit mbetet problem serioz në disa gjykata. Po ashtu, shqetësues është edhe mbingarkesa dhe zbatimi i afateve procedural ne Gjykatën e Apelit Administrativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *