Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka falënderuar publikisht këngaren e njohur me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila vendosi që të financojë ndërtimin e dy banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Kreu i shtetit theksoi se këngëtarja vendosi zemrën e saj në këtë aksion dhe la pas axhendën muzikore. Meta është shprehur ndër të tjera se përmes solidaritetit të treguar nga këngëtarja dhe nga shqiptarët anembanë do t’i përballohet dhe do të kalohet situate në të cilën ndodhet vendi.

 

“I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj, ka ndryshuar axhendën. Ka vendosur zemrën e saj në këtë aksion konrekt, për të qenë pranë komuniteteve më të prekura. Për të sjellë në vëmendjen këtë tragjedi dhe këtë krizë humanitare përpara opinionit ndërkombëtar. Prandaj, shume faleminderit edhe njëherë Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndjen që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në momente të vështira, nga të cilat mund të themi se nuk i kemi i përjetuar prej shumë kohësh. Përmes këtij solidariteti do t’i përballojmë dhe do ndihmojmë situatën”.

 

Ndërkohë, këngëtarja Bebe Rexha ripërsëriti edhe njëherë faktin se ishte krenare që ishte shqiptare, ndërsa ftoi të gjithë bashkatdhetarët e saj kudo në botë që të japin kontributin e tyre për këto familje në nevojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *