Presidenti Ilir Meta çmoi këtë të premte gjatë një ceremonie solemne Dr. Ichak Kalderon Adizes me Titullin “Mjeshtër i Madh”.

 

Në një postim në Facebook, kreu I shtetit shprehet se profesori amerikano-izraelit ka një lidhje të fortë me kombin shqiptar dhe se është një personalitet me kontribute të çmuara akademike për zhvillimin e konsolidimin e demokracisë në Europën Lindore.

 

“Pata sot kënaqësinë të vlerësoja me Titullin “Mjeshtër i Madh” një personalitet të shquar amerikano – izraelit, profesor, autor i shumë librave, konsulent i shquar biznesi dhe mendimtar me përmasa botërore, me kontribute të çmuara akademike për zhvillimin e konsolidimin e demokracisë në Europën Lindore, Dr. Ichak Adizes, i cili ka një lidhje të fortë me kombin shqiptar. Historia e Tij është një nga qindra histori të hebrenjve që gjatë Luftës së Dytë Botërore gjetën strehim në Shqipëri dhe që me shumë guxim, fisnikëri dhe dashuri u mbrojtën nga populli shqiptar, me një virtyt të jashtëzakonshëm njerëzor që nderohet edhe sot jo vetëm nga familjet e shpëtuara dhe shteti i Izraelit por edhe nga e mbarë bota dhe historia. Gjatë karrierës së Tij të gjatë Dr. Adizes ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e menaxhimit dhe të psikologjisë njerëzore, duke nxitur përgjegjshmëri të thellë, përkushtim, ekuilibër dhe fleksibilitet. I lumtur të merrja dhuratë edhe librin e Tij të parë të përkthyer në shqip “Menaxhimi i cikleve të jetës së korporatave”, që mezi po pres ta lexoj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *