E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta vizitë në Tokio, pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito

Presidenti i Republikës Ilir Meta me fteësë të Perandorit të Japonisë këtë të dielë do të niset drejt Tokios, për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Madhërisë së Tij Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.

 

Gjatë kësaj vizite, pritet që kreu ishtetit të zhvillojë një takim të veçantë me Kryeministrin e Japonisë, Shinzō Abe, si dhe do të ketë takime me disa kryetarë të shteteve të ndryshme, pjesëmarrës në këtë ceremoni.

 

Reklamë

“Japonia është një partner tepër i rëndësishëm i Shqipërisë, me kontribute të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit. Shqipëria dhe shqiptarët janë shumë mirënjohës për solidaritetin, mbështetjen dhe ndihmat bujare teknike e financiare të dhëna ndër vite, që e kanë forcuar edhe më shumë ndjenjën e miqësisë së popullit shqiptar për Japoninë dhe popullin japonez”.

 

Hapja e Ambasadave në Tiranë dhe në Tokio, i ka dinamizuar dhe zhvilluar marrëdhëniet si kurrë më parë, duke rritur jo vetëm bashkëpunimin politik e ekonomik, por mbi të gjitha kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve tona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë