E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta uron Papa Françeskun për 84-vjetorin e lindjes: Jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme!

Papa Françesku festoi këtë të enjte 84-vjetorin e lindjes. Presidenti Ilir Meta i uroi jetë të gjatë e të shëndetshme.

 

Ai shprehu mirënjohjen që nxit bashkëpunimin dhe dialogun në Kishën Katolike.

 

“Urimet më të ngrohta dhe të përzemërta Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, me rastin e 84-vjetorit të lindjes! Mirënjohje të thellë pёr udhëheqjen e Kishës Katolike dhe tё njerëzimit nё rrugën e paqes, dashurisë, solidaritetit, humanizmit, bashkëpunimit, dialogut dhe vëllazërimit. Përherë falenderues për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike i kanë dhënë kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike, së fundmi edhe të pasojave të pandemisë COVID-19. Të paharruara mbeten për mua mesazhet e vyera dhe frymëzuese Tuaja, At i Shenjtë, për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë. Ju uroj Shenjtëria Juaj, një jetë sa më të gjatë dhe të shëndetshme! ????????????????????”

Vazhdo të lexosh

Reklamë